Destinacioni i javës: Kalaja e Lëkursit, 3.6 km nga qendra e qytetit
Kalaja e Lëkursit ndodhet në një pozicion dominues mbi gjirin e Sarandës dhe qafën e Gjashtës.
Planimetria e kalasë është katrore me përmasa 42×44 m, me dy kulla të rrumbullakëta në veriperëndim dhe juglindje si dhe një kullë drejtkëndëshe në murin perëndimor.
Lartësia e mureve të saj arrin deri në 6.5 m.
Në anën e majtë të hyrjes ndodhen disa gjurmë të pikturave murale të cila i takojnë një kishe të vogël postbizantine.
Përreth fortifikimit ndodhen rrënojat e fshatit Lëkurs të përmendur që në regjistrimet e para osmane ku ende sot ruhen rrënojat e banesave, kullave dhe ndërtime me karakter religjoz.