Blendi Klosi në Sarandë: Synojmë fitoren në të shtatë bashkitë e Qarkut

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, u shpreh se objektivi i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale do të jetë fitorja në të shtata bashkitë e këtij qarku.

Deklarata e Klosit u bë gjatë takimit më strukturat e PS Sarandë, ku kryebashkiaku aktual Adrian Gurma do të synojë fitoren në mandatin e tij të dytë në krye të kësaj bashkie.

“Sarandë- Me strukturat e Partisë Socialiste. Ekipi është gati për zgjedhjet e ardhshme vendore të cilat janë një sfidë që kërkojnë angazhim maksimal, mobilizim të përbashkët për të dalë fitues në të shtatë bashkitë e Qarkut”, thekson Blendi Klosi. /Sarandanews.com/