Drejt restaurimit kompleksi urbanistik Islamik në Delvinë
Kompleksi Urbanistik Islamik Xhermëhallë, në bashkinë e Delvinës do t’i nënshtrohet restaurimit.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa publikoi në rrjetet sociale edhe foto nga ky kompleks.
“Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë dhe miratimit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, shumë shpejt nisin punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit në një tjetër monument kulture kat. I, i cili daton në shek. XVI”, tha Margariti.
Ministrja bëri të ditur se, punimet do të shtrihen në hamam, tyrbe, rrënoja, duke ua kthyer ato komunitetit të zonës dhe turizmit kulturor.