”Ta nxjerrim Shqipërinë nga kjo stuhi e tretë”, Rama zbardh takimin 2-ditor me kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dy ditor në Durrës me kryebashkiakët duke filluar në këtë mënyrë përgatitjet në kuadër të zgjedhjeve vendore 2023.

Rama ka ndarë disa foto gjatë takimit në rrjetin tij social “Facebook” në të cilat shkruan se u diskutuan problematikat dhe sfidat në periudhën e inflacionit të luftës.

“FotoALBUMI i takimit dyditor në Durrës qeveri-bashki për problemet dhe sfidat e përbashkëta, në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo stuhi e tretë rresht, pas tërmetit e pandemisë.”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dy ditor, më 7 dhe 8 tetor me kryebashkiakët në Durrës, kjo në kuadër të përgatitjes së socialistëve për zgjedhjet vendore të 2023. Ky takim vjen pas kohë pasi Rama zhvilloi një takim të ngjashëm në Pogradec.

Deri më tani dihet se një nga kryebashkiakët, i cili nuk do të marrë besimin e kryesocialisti për një mandat tjetër është Dritan Leli në Vlorë, ndërsa për Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj