Destinacioni i javës: Vila antike në fshatin Çukë, 5 km nga qendra e qytetit
Një banesë antike e shekullit të IV para Krishtit ngrihet në rrafshin e quajtur Çumparë, që shkrin në një, malin e Lëkurësit dhe kodrën ku ngrihet fshati Çukë.
Plani i përgjithshëm urbanistik i banesës së fortifikuar përfshin murin rrethues, ndërtesën në qendër, e cila përbën dhe bërthamën arkitektonike, si dhe një sërë kthinash e hajatesh.
Ajo ka formë katërkëndëshe, me përmasa 33 x 30 m dhe shtrihet në një sipërfaqe 990 m2.
Muret e saj kanë trashësi 1 m, ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë në formë paralelopipedi e trapezoidale.
Gjurmët e frëngjive tregojnë se ndriçimi realizohej përmes tyre, ndërkohë që, 9 shkallë ngjitëse çojnë në katin e dytë të banesës, i cili duhet të ketë qenë i organizuar njëlloj me katin e parë.
Fillesat e jetës në kodrën e Çukës, datojnë në epokën e bronzit të hershëm. Ngritja e saj si banesë antike, dëshmon për rëndësinë që ka si një vendbanim i rëndësishëm.