DETAJET/ Makina e djegur në Sarandë i përket bashkëshortit të ish-gjyqtares
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e sotme në Sarandë, ku një makinë u shkrumbua nga zjarri gjatë natës duke ngjallur alarm.
Sipas informacioneve, makina e djegur është në pronësi të Edmond Dukas.
Ky i fundit është bashkëshorti i ish-gjyqtares Nevrije Duka.
Deri më tani dyshohet se shkaqet kanë qenë aksidentale, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.