Digjet gjatë natës Benzi ML në Sarandë, merr flakë dhe mjeti me targa zviceriane pranë tij

Një automjet tip Benz ML është djegur gjatë natës në Sarandë në lagjen Nr.1.

Automjeti është djegur në pjesën e përparme të tij.

Si pasojë e flakëve ka marrë flakë dhe automjeti i parkuar pranë tij mjeti tip “Honda” me targa zviceriane.

Ishin banorët që panë flakën dhe telefonuan policinë e zjarrfikësen.

Ndërhyrja në kohë ka shpëtuar djegien totale të mjetit me targa AA410IY.

“Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.