PD Sarandë njofton anëtarët: Nesër ejani votoni për zgjedhjet e FRPD

Dega e PD Sarandë ka njoftuar anëtarët e saj në lidhje me votimin që do kryhet nesër për zgjedhjet e reja për kryetarin e FRPD.

NJOFTIMI

Të dashur anëtarë të FRPD dega Sarandë

Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD.

Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00, në selinë e degës Sarandë.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.

Dega PD Sarande iu uron suksese në garën e nesërme gjithë kandidatëve.