Zgjedhjet lokale, PS mbledh kryesinë për kandidatët
Këshilli Kombëtar i PD shtyu miratimin e rregullores për primaret për zgjedhjet e ardhshme lokale në fund të kësaj jave duke mos qenë ende gati për fillimin e procesit. Në anën tjetër, PS do të mblidhet të martën mbasdite për të diskutuar për këtë proces.
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë në selinë rozë, në orën 18:00 lidhur me emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Ndërkohë priten me interes emrat e kandidatëve për Bashkitë Shkodër, Vlorë apo dhe Bashki ku kërkojnë rikonfirmimin si në Korçë, Lezhë, Lushnjë, apo Durrës