VIDEO/ Rruga në Xarrë të Konispolit e degraduar, bashkia asnjë investim

Infrastruktura rrugore në fshatin Xarrë të bashkisë Konispol mbetet mjaft problematike.

Bashkia nuk ka kryer asnjë investim për rehabilitimin e rrugës që mbetet në gjëndje të mjerueshme dhe në dëm të qytetarëve të asaj zone.

Siç shihet dhe në këtë video, rruga në Xarrë të Konsipolit eshte e gjitha e shkatërruar, e mbushur me gropa dhe me ujë. /Sarandanews.com/