Kryebashkiaku Gurma: Guiduesit partnerë në rrugëtimin tonë drejt një turizmi të suksesshëm
Në kuadër të 27 shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, organizoi një takim të konceptuar si miniguidë, me emrat më të njohur të udhërrëfyesve të brezit të turizmit të Sarandës.
Takimi nisi nga Bashkia, për t’u ndalur në disa prej aseteve turistike të qytetit të Sarandës.
Në Bazilikën-Sinagogë, në bunkerin simbol të kohës së izolimit, tek Muzeu i Traditës, për të përfunduar te
Në vlerësim të kontributit të guiduesve më të hershëm, Kryebashkiaku Gurma i nderoi secilin prej tyre me Çertifikatë Mirënjohjeje.
Gjatë shpërndarjes së çertifikatave udhërrëfyesit folën për vështirësitë e fillimit dhe sfidat e kapërcimit të tyre, drejt profesionalizmit dhe kompetencës.
“Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit , me udhërrëfyesit turistikë të zonës sonë, organizuam një miniguidë, në disa prej destinacioneve turistike të qytetit dhe në muzetë e tij .
“Çertifikatë Mirënjohje” për secilin prej tyre, në vlerësim të kontributit dhe punës së palodhur ndër vite, për përshfaqjen dhe zbulimin, para vizitorëve, të vlerave dhe aseteve tona më të mira, duke u kthyer kështu në ambasadorë të promovimit të Sarandës.
Respekt”, shkruan Gurma.