EMRI/ Sarandë, theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të vrasë ish-gruan e tij dhe bashkëjetuesin e saj, arrestohet 34-vjeçari

Kleo Hysi, 34 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar që të vrasë me armë zjarri ish-gruan e tij dhe bashkëjetuesin e saj.

Pasi është njoftuar, se në lagjen nr.4 në Sarandë, Kleo Hysi kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F. C., 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin Isuf Jaçaj,  të cilët i kërcënonte se do t’i vriste me armë zjarri, policia ka bërë të mundur parandalimin e ngjarjes së rëndë.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Kleo Hysi, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Po gjatë këtij operacioni, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Isuf Jaçaj, 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. H, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit I.