Adrian Gurma takime me qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Dëgjesë me qytetarët për të dëgjuar dhe përmirësuar shqetësimet e tyre

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, e ka nisur javën me takime në terren për të bashkëbiseduar nga afër më qytetarët.

Siç bën me dije vetë Z. Gurma, ai ështe takuar me banorë të ndryshëm për të diskutuar rreth problematikave dhe përmirësimin e tyre.

Takimet janë zhvilluar në zonën e Ksamilit.

“Në Sarandë dhe në Ksamil, për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve , si dhe për të parë nga afër mundësitë e përmirësimit të infrastrukturës edhe në periferi.

#tëbashkuarjotëndarë”, shkruan Adrian Gurma në rrjetet sociale.