Destinacioni i javës: Plazhet e Ksamilit, 15 km nga qendra e qytetit
Plazhet e Ksamilit janë ndër destinacionet më të njohura të Rivierës Shqiptare. Vetëm 15 kilometra nga Saranda, bregdeti i Ksamilit i cilësuar shpesh si “Perla e Jonit” të ofron plazhe të vegjël, gjire të fshehura dhe guva të vogla.
Ato janë vendi ideal për t’u vizituar nga familjet me fëmijë sepse uji është i pastër dhe rëra e imët.
Ndërkohë të rinjtë mund të frekuentojnë gjiret e fshehura, të cilat mund të arrihen me kanoe ose varka.
Perëndimet magjepsëse mbi detin Jon janë një tjetër atraksion që të ofrohet nga bregdeti