Eri Sulo jep lajmin e mirë, arrihet marrëveshja mea Butrintit dhe Campi Flegrei në Itali
Parku Kombëtar i Butrintit ka nënshkruaar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me një nga Parqet Arkeologjike më të mëdha Kombëtare në Itali: “Parco archeologico dei Campi Flegrei” në kuadër të programit të Këshillit të Europës: “Rrugëtimi i Eneas,” një program, i cili bashkon vendet e mesdheut në fushën e arkeologjise, ku ZAK Butrint u anëtaresua vitin e kaluar.
Ky bashkëpunim krijon hapësira dhe mundësi për shkëmbime eksperiencash si, dhe rrit ndjeshëm potencialin tonë për të bërë të mundur ekspozimin dhe njohje më të madhe në fushën e turizmit kulturor, – njofton drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Eri Sulo.
Saranda dhe Shqipëria ka patur nje rritje të ndjeshme të turistëve Italian, kjo marrëveshje është nje tullë tjetër në bashkepunimin me partnerin tonë strategjik dhe vëllazeror, Italinë.
Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Znj. Anila Bitri, dhe Ledia Mirakaj diplomate, Giovanni Cafiero, Presidenti i Asosacionit “Rrugëtimi i Eneas,” dhe Drejtori i “Parco archeologico dei Campi Flegrei,” Fabio Pagani. Një falenderim për Ministrinë e Kulturës për kujdesin e veçantë ndaj këtij aktiviteti.