Destinacioni i javës: Gjiri i Alinurës, 14 km nga qyteti i Sarandës
Gjiri i Alinurës bën pjesë në gjirin e Armirasit dhe shtrihet në fundin jugor të Gadishullit të Ksamilit, në të djathtë të rrugës Ksamil- Butrint.
Pjesë e zonës ligatinore të Parkut Kombëtar të Butrintit ai lidhet me kanalin e Vivarit dhe Detin Jon.
Është vendstrehim për një numër të madh shpendësh shtegtarë ujorë, por edhe një larmishmëri habitatesh.
Përveç natyrës së paprekur dhe mjaft të veçantë, Alinura dallohet edhe për potencialin e gjetjeve arkeologjike nga periudha Arkaike deri në periudhën e vonë Veneciane e Otomane, madje sipas dëshmive ka qenë e njohur në veneciane, si port i rëndësishëm.
Gjiri i Alinurës është vendi ideal për të shijuar ecjet në natyrë, bukuritë e ligatinës së Butrintit dhe qetësinë që të ofron natyra e paeksploruar.