Delvinë, procedohet penalisht 36- vjeçari, kërcënoi me sende të forta një person
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 36 vjeç.
Ai dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me sende të forta, shtetasin E. R.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.