EMRI/ Kanosi me thikë klientët e tij, shpallet në kërkim pronari i restorantit në Sarandë
Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Alban Çoba, pronari i restaorantit në Sarandë, pas publikimit të videos teksa ndiqe me thikë klientët e tij.
Konflikti i ka ndodhur rreth orës 18:00 pas një debati me disa klientë nga Delvina lidhur me faturën, për të cilën klientët nuk ishin dakord dhe refuzonin ta paguanin.
Çoba i ka kanosur ata me një mjet prerës, por fatmirësisht konflikti është mbyllur pa të lënduar.
Restoranti ku ka ndodhur episodi i pakëndëshëm për turizmin, ndodhet në aksin Turizëm- Kanali i Çukës.
Gjithashtu raportohet se policia nuk e ka gjetur as në lokal dhe as në banesë pronarin, ndaj e ka shpallur në kërkim.