Adrian Gurma dhe Alket Hyseni inspektojnë punimet tek shëtitorja e Sarandës

Punimet tek shëtitorja e re e Sarandës vijojnë me ritme të larta dhe në sezonin e ri turistik pritet të jetë e hapur për turistët.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve kanë qënë ditën e sotme deputeti Alket Hyseni dhe kryebashkiaku Adrian Gurma.

“Shtresa shtresa, gurë pas guri e pllakë pas pllake, shpërfaqet pak nga pak shëtitorja e re e Sarandës.

Përtej komenteve të skeptikëve, kundërshtive të dembelëve të opozitës, si dhe mes halleve të shtuara biznesit pranë saj, të cilëve ju kërkojmë vetëm durim, këtu punohet pa ndalesë.

Sot, me Adin pamë nga afër se si po merr jetë premtimi ynë, investimi më i bukur i Sarandës, Shëtitorja e rilindur mbi dallgët e detit”, shprehet Hyseni. /Sarananews.com/