Tuneli i Llogorasë, Rama: Deri në fund të korrikut, hapet më shumë se gjysma
Në tunelin e Llogorasë vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e tij, ku deri në fund të korrikut pritet të hapet më shumë se gjysma.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po bëhet për ndërtimin e këtij tuneli.
“Mirëmëngjes dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.
Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bëjë që kjo rrugë të përshkohet për 7-10 minuta.