Ndërrimi i bravave, Vesel Koçiu: Unë po ato çelsa kam

Kryetari i degës së PD Sarandë, Vesel Koçiu, ka reaguar pas lajmeve për ndërrimin e bravave të degës që ai drejton.

Në një prononcim, Koçiu e hodhi poshtë këtë pretendim të disa antarëve të degës së PD Sarandë që janë pozicionuar krah Sali Berishës.

“Unë kam qenë nënkryetar i degës së PD dhe tani jam komanduar si kryetar.

I kam pasur çelësat dhe s’kam arsye për të ndërruar bravat”, u shpreh Vesel Koçiu.