Sarandë, aksident me motorr në fshatin Gjashtë: Plagosen dy persona
Dy persona jane plagosur diten e sotme si pasoje e nje aksidenti me motorr ne fshatin Gjashte.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Gjashtë, Sarandë, shtetasi S. Ç., 46 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin M. W., 25 vjeç. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit