Drejt përfundimit riparimi i qendrës së kontrollit të mjeteve në Sarandë

Riparimi i qendrës së kontrollit teknik të mjeteve në Sarandë është drejt përfundimit.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot investimi synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike e optimizimin e zinxhirit të shërbimit.

Gonxhja tha se, investimi është 100 % me fondet e saj nga vetëfinancimi falë miradministrimit, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

“Edhe pak për përfundimin e ndërhyrjes tërësore rikualifikuese të qendrës së kontrollit teknik në DRSHTRR Sarandë, për kushte bashkëkohore pune e shërbimi për punonjësit dhe qytetarët e jugut. Investimi është nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit”, u shpreh Gonxhja në rrjetet sociale.