Rreshjet e shiut, punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike të Sarandës në terren për normalizimin e situatës

Ditët e fundit Saranda është përfshirë nga rreshjet e dendura të shiut.

Kjo ka shkaktuar disa dëme, por për të normalizuar situatën dhe për të riparuar dëmtimet e shkatuara nga moti keq, bashkia e Sarandës është në gadishmëri të plotë.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publik ndodhen në terren për normalizimin e situatës së krijuar, nga prurjet në plazhet publike të qytetit

“Pas shirave me intesitet të lartë, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publik, në terren për normalizimin e situatës së krijuar, nga prurjet në plazhet publike të qytetit”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/