Saranda nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në Gjermani
Bashkia e Sarandës, është një prej tri Bashkive të vendit, që nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkinë e qytetit Lübeck në Gjermani, për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane.
Në përbërje të një delegacioni me homologë të Kukësit e Cërrikut, kryebashkiaku Adrian Gurma, u njoh nga afër me përvojën dhe modelin gjerman të ndarjes që në burim të mbetjeve urbane dhe të funksionimit të impiantit të ujërave të ndotura.
Kryetari Gurma dhe dy kryebashkiakët e tjerë nga Shqipëria, nënshkruan me homologun e Lubeck, Jan Lindenau, Marrëveshjen e Bashkëpunimit lidhur me manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane.
Nga zbatimi i saj, pritet të implementohet e njëjta përvojë, duke ndryshuar qasja në fushën e trajtimit të mbetjeve dhe të vijnë përmirësime në nivelin e pastërtinë në territor.