VENDIMI/ Ndryshon urdhëri për mbarëvajtjen e sezonit veror

Diten e sotme, me 12.07.2022, Kryetari i Bashkise se Sarandes, Adrian Gurma, ka nenshkruar nje ndryshim ne Urdherin Nr. 124, te dates 21.06.2022, te lidhur ngushte me mbarevajtjen e sezonit turistik.

Ndryshimi ka te beje me piken 4 te Urdherit te meparshem mbi disiplinimin e levizjes se mjeteve te punes dhe menyren e funksionimit te njesive te sherbimit, tregtise dhe vperimtarive te tjera, ne mjediset publike dhe private.

Me Urhderin e ri, orari i furnizimit te subjekteve tregtare dhe njesive te tjera te sherbimit, behet: – per automjete mbi 3.5 tone, nga ora 24:00-09:00 – per automjete deri ne 3.5 tone, nga ora 24:00-09:00 dhe nga ora 13:00-17:00.

Me poshte gjeni te plote Urdherin perkates te Kryetarit te Bashkise, qe mban numrin 124?1, date 12.07.2022.