Himarë, përkeqësohet situata e zjarrit në Malin e Çikës

Përkeqësohet situata e zjarrit në malin e Çikës. Flakët janë duke përparuar dhe sipas banorëve të zonës po i afrohen fshatit Dhërmi.

Drejt zonës kanë shkuar edhe disa forca zjarrfikëse të Himarës ndërsa edhe vetë banorët po përpiqen që të shuajnë zjarrin.

Vatra mbetet aktive prej tri ditësh ndërsa deri tani janë djegur sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre.

Qarku i Vlorës ka qenë më problematiku deri tani për sa i përkeq situatës së zjarreve.

Vetëm pak javë më parë u përfshi nga flakët një sipërfaqe pyjore në ishullin e Zvërnecit ndërsa zjarri u shua brenda pak ditësh falë edhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter që erdhi si ndihmë nga shteti grek.