Fluksi i turistëve në portin e Sarandës, Alket Qendro: Do realizojmë një sistem dixhital të kontrollit të biletave, ja kur e arritëm kulmin e turistëve
Qyteti bregdetar i Sarandës gjatë muajit qershor shënoi një fluks të madh vizitorësh të huaj.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e shoqëruara nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma dhe drejtori i portit, Alket Qendro vizituan sot portin, ku mirëpriten çdo ditë turistët që vijnë në rrugë detare.
Drejtori i portit, Qendro thekson se “portin e vizitojnë thuajse çdo ditë tragetet e shpejtë, si dhe tragetet e linjës Sarandë-Korfuz. Turistët zbresin në port dhe hipin në autobus pa kontroll policor vetëm me biletën. Kjo ka krijuar lehtësira sipas turistëve, pasi po të kontrolloheshin do të merrte shumë kohë”.
“Kemi arritur kulmin para 4 ditësh me 1600 turistë në një ditë. Ka edhe turistë javorë, që qëndrojnë gjatë një jave. Me vitin 2019 jemi akoma më mirë, ka rritje të numrit të turistëve”, tha Qendro.
Drejtori i portit, Qendro tha gjithashtu se “do të realizojmë edhe hyrjen për në terminal, me sistem dixhital të kontrollit të biletave”.