Gjiknuri takim me komunitetin shqiptar në Greqi, në fokus pensionet dhe vota e diasporës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Athinë, me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe organizata jofitimprurëse shqiptare nga qytete dhe ishuj të Greqisë.
Gjiknuri shoqërohej në këtë vizitë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe zyrtarë të tjerë të PS-së.
Duke informuar mbi këtë takim, Gjiknuri tha se u diskutua lidhur me çështje dhe probleme të ndryshme të komunitetit shqiptar në Greqi.
Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se disa nga çështjet e diskutuara ishte ajo e pensioneve, problematikat e hasura me lejet e qëndrimit, si dhe vota e diasporës.