Policia vijon monitorimin në rrugën Kardhiq-Delvinë, apel shoferëve
Policia Rrugore vijon të kryejë kontrrolle në aksin e ri rrugore Kardhiq-Delvinë.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Vijon të ndodhë në aksin rrugor📍Kardhiq-Delvinë
Udhëto me jetën në mëndje!🚘
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, në monitorim 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.
Dhjetëra shkelje të evidentuara gjatë ditës së sotme, deri në këto momente.
Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë.
Mund të mbërrish kudo edhe brenda normave të shpejtësisë!
Të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.