Shahistët e rinj sarandiotë, ndër më të mirët në shkallë vendi

“Butrinti” u përfaqësua në Kampionatin Individual të shahut për të rritur, në Tiranë, nga Eklea Omeri dhe Zeno Veleshnja.

Shahistja e talentuar Eklea Omeri zuri vendin e tretë, me pikë të barabarta me vendin e dytë.

Kjo i dha të drejtën, për tu bërë pjesë e ekipit kombëtar për femra, në Olimpiadën Botërore të shahut, që do të zhvillohet në Indi, nga data 28 korrik – 10 gusht 2022.

Ndërkaq, shahisti tjetër i Zino Veleshnja doli nënkampion për të rritur Edhe në Kampionatin Individual të Shahut për të Rinj, sipas grupmoshave, “Butrinti” performoi mirë. Ishin shahistët: Orjon Halili U10, Leo Cama dhe Irakli Thoma U12.

Mateo Cicaj dhe Eklea Omeri U14, Kelvin Kosta U16 dhe U18. Megjithëse disa prej tyre garonin për herë parë, të gjashtë shahistët tanë bënë figurë të mirë dhd treguan vlera.

Sërish ishte shahistja ishte Eklea Omeri që fitoi titullin kampion për djem dhe vajza. Ndërsa Kelvin Kosta meritoi vendin e tretë në Kategorinë U18.