Deputetja e Sarandës: Sali Berisha ngjall shpresë, është si ciklon dhe si uragan
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka komentuar protestën e organizuar nga Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, Zhupa e ka konsideruar protestën si çelësin e suksesit, duke thënë se ky është vetëm fillimi, pasi do të pasohet me një sërë protestash të tjera që kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë.
“Nuk arritën të dallonim se ku ishte fundi i lumit të qytetarëve. Unë e kam thënë edhe përpara se të bëhej protesta, masiviteti do ishte çelësi i suksesit ose i dështimit, kësaj radhe ishte çelësi i suksesit ishte protestë, masive, qytetare, fjalën më të madhe mbajtën qytetarët, por që treguan problemet reale.
Këtu nis cikloni, uragani që do rrëzojë këtë qeverisje. Objektivi arrihet duke ngjallur shpresën, kurajon, shërben si fillim i nxitjes së shpresës”, tha Zhupa.