Detaje nga vetëvrasja e policit në Delvinë, dyshohet se kishte probleme familjare

Qyteti i Delvinës u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rënë, ku një efektiv dyshohet se është vetëvrarë.

Burime jozyrtare, dyshohet se 54-vjeçari Eduart Beqiri i dha fund jetës për shkak të problemeve familjare.

Polici prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 21:00, në Delvinë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, polici 54 vjeçar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.