Marrëveshja për administrimin e Butrintit, Meta: Është e përgjegjësi e shtetit, nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve
Në një deklaratë për mediat presidenti Ilir Meta ka kërkuar që parku Kombëtar i Butrintit të mos i jepet një organizate shoqërore siç janë OJF-të.
‘Është detyrim i shtetit shqiptar ruajtja e tij. Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme. Përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive nuk mund të kalojë në një organizëm shoqëror siç janë OJF-të. Nuk parashikohet që këto fondacione të kenë të drejtë administrimi. Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi do duhej të ruante në mënyrë të palëkundur interesat vendimmarrëse. Një tjetër e metë është fakti për dhënien e titullit partner strategjik.
Kam vlerësuar se kjo çështje duhet të shqyrtohet me kujdes maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë. Për një pasuri të tillë duhet të ishte marrë e gjithë ekspertiza e zyrës së UNESCOS. Ka mungesë transparencë. Asgjë e keqe nuk mund t’i vijë Kuvendit nga diskutimi për këtë trashëgimi tonën.’- tha Meta.