“Merru me hallet e Sarandës mos rri lokaleve të bllokut”, Jolio Dine ironizon Ina Zhupën për çështjen e ujit në Syrin e Kaltër: Flet pa njohuri

Kandidati për deputet i PD, Jolio Dine, ka ironizuar deputeten e Sarandës Ina Zhupën, e cila sot ka bërë një denoncim në mediat sociale ku shprehet se uji i burimit të Syrit të Kaltër po transferohet në Greqi.

Dine shprehet se Projekti i Korfuzit per te marre uje nga Syri Kalter daton te pakten prej vitit 2007, por që asnjëherë nuk është konkretizuar me marrëveshje.

Ai ka ironizuar deputeten Ina Zhupa, duke theksuar se u bën fresk banorëve të Sarandës nga lokalet e bllokut, ndërkohë që ka lënë në harresë problemet e qytetarëve të këtij rajoni.

“Sa te cuditshem dhe sa panik hapin dashamiret e Sarandes qe e shohin qytetin tre-kater here ne vit dhe flasin neper media sikur e jetojne perditshmerine dhe qajne hallet e banoreve te kesaj zone me nje devotshmeri te papare.

Projekti i Korfuzit per te marre uje nga Syri Kalter daton te pakten prej vitit 2007, diskutuar edhe nga deputeti i atehershem i “Nea Dimokratia” Nikos Jeorjiadhis.

Asnjehehere ky projekt nuk u konkretizua ne marreveshje dhe madje as shkrimet e fundit neper mediat fqinje nuk flasin per marreveshje por thjesht per projekt, nje plan ne leter qe po mbush te pakten 15 vjet duke qene se Korfuzi parashikon thatesire ne te ardhmen.

Te nderuar vota-mbledhes, vota-vjedhes, opozitare me telefon e me facebook. Ka plot probleme Saranda, Konispoli, Finiqi e Delvina.

Mos u merrni me perkthime gabim ne “Google Translate” e mos i hidhni hi syve banoreve te zones me “Tema fake opozite” sa per te bere lajm ne media.

Ejani takoni banoret e votuesit! Ejani ne Sarande e mos beni fresk nga lokalet e bllokut!”, shkruan Jolio Dine.