Merr flakë spitali i Sarandës

Një zjarr ka rënë në sallën e pajisjeve radiologjike në Spitalin e Sarandës

Sipas informacioneve paraprake janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.