Delvinë, prefekti Mamaj takime me drejtuesit vendorë: Diskutim për parandalimin e zjarreve

Prefekti i  Qarkut Vlorë ka zhvilluar takime të zgjeruara në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë me pjesmarrje të nënprefektëve, drejtuesve të bashkisë, shefit të komisariatit,  administratatorë të njësivë administrative, kryetarë të fshatrave, blegtorë dhe banorë të zonës.

Tema e takimit ishte mirmenaxhimi i situatave për parandalimin e zjarreve në kushtet e ritjes së temperaturave, si dhe lufta e pandërprerë për ndalimin dhe goditjen e aktivitetit të jashtligjshëm të kultivimit dhe tregtimit të kanabisit në territor.

“Së bashku me prefektin e Qarkut Vlorë Z.Flamur Mamaj ,organizuam në Kalasë një takim ndërgjegjësues mbi masat qe duhen ndërmarrë për parandalimin e zjarreve në kushtet e rritjes së temperaturave.

Vitin e kaluar ,edhe pse  strukturat e MZSh-së Delvinē kanë qenë në gatishmëri për tē ndërhyrë menjëherë në shuarjen e zjarreve ,dëmet në këtë zonë kanë qenë të konsiderueshme .

Kërkuam mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve  për të parandaluar  zjarrvënien  në tokat buqësore, pyje e kullota”, shprehet kryebashkiakja Delvinës Majlinda Qilimi.