Johan Van Wijk, holandezi sarandiot që u nda nga jeta në qytetin e preferuar

Nga Shkëlqim Hajno

-Qytetaret e Sarandes e kujtojne Joanin deri ditët e fundit si njeriu që        shetiste me qenin e tij në rrugën nr. 5 po edhe në hapësirat publike të qytetit, deri sot, kur fqinjët, e gjetën të pajetë në verandën e shtëpisë, teksa qeni I tij, Tedi, kuiste pa mbarim si për të zgjuar të zotin nga gjumi i thellë.

Ende nuk dihen rrethanat natyrore të vdekjes së tij, por edhe ne momentet e fundit te jetes , qeni i tij i qendroi prane, besnik, duke  bere të nevojshme nderhyria e veterinereve per t’i hapur rruge punonjësve  të hetimeve të policisë.-tha fqinjët e holandezit sarandjot.

Johani dhuronte mirësi e humanizëm,në Sarandë.

Mësohet se para  një  jave Johan Van Wijk   gjeti  në rrugë ketu ne Sarande një qen e kish shtypur makina.  E mjekoi, i beri ilaçe që  i pagoi vet dhe e mbajti ne shtëpi qenin e plagosur derisa e mori veten.

Johan kishte mbi 15 vite që merrej me akomodime në hotelin që kishte me qera në Sarandë dhe vitet e fundit me një agjenci turistike në Sarandë, Holandë e Korfuz.

“Të githë të huajt që jetojnë në Sarandë, kështu janë , humanë dhe dashamirës.-thotë për sarandaneës.al guida turistike dhe gazetari I njohur në Sarandë,  Viktor Avdia.

Johan Van Wijk, kishte një mriësi në sy , sjellje e shpirt human tek e shihje nëpër rrugët e Sarandës.

Dhe Saranda  përveçse zhvillimeve turistike, ka ende nevojë  edhe për më shumë humanizëm, më tepër mirësi përtej gjuhës së drunjtë që haset shpesh në zyra të administratës publike.

Po edhe për më shumë buzëqeshje dhe më pak paragjykime acide, ka shumë nevojë madje edhe ‘uri’ ky qytet kozmopolit me tradita dhe bukuri të hedhura ketu nga dora e Zotit po edhe te krijuara nga dora dhe mendja e njeriut.