Plazhi i Centralit në Sarandë kthehet në kantier ndërtimi

Plazhi i Centralit në Sarandë është kthyer në kantier ndërtimi për shkak të punimeve për lungomaren e re.

Por besnikët e plazhit ndër vite nuk e kanë braktisur as këtë vit duke pushuar mes makinerive të rënda.

“Kushte jo të mira por mundohemi të përshtatemi me ambjentin që kemi zgjedhur.”

Uji i qetë, por edhe pamundësitë ekonomike thonë ata i bëjnë të mos kenë një tjetër alternativë pushimi.

Rreziku nga makineritë e rënda, por edhe ujërat e zeza që janë derdhur në det pak javë më parë, nuk i kanë friksuar.

“Këtu ka qenë shumë mirë me shezlonge, bashkia vitin e kaluar e kishte organizuar shumë mirë ndërsa këtë vit po bëhen punime.”

unksionimi i plazhit të Centralit, ka reduktuar ndjeshëm stacionet e plazhit publik në Sarandë, duke u faturuar qytetarëve koston e plazheve të administruara nga privati.