Nga e hëna, asnjë pensionisti në Sarandë nuk i lejohet dalja nga shtëpia

Nga nesër do të futet në fuqi vendimi i ri i qeverisë shqiptare, të cilat do të jenë edhe më të ashpra.

Me vendimin e ri, vetëm një person nga një familje do të ketë të drejtë për të dal nga shtëpia. Dhe këtë duhet ta bëjë përmes një aplikimi online për të marrë lejen.

Ndërkohë, për pensionistët do të jetë e ndalur dalja nga shtëpia.

Kësaj kategorie, që është më e rrezikuara nga COVID-19 nuk do t’i lejohet më dalja nga shtëpia.

Në rast të thyerjes së vendimit, do të gjobiten. /Sarandanews.com/