Ndryshimet e reja, Bashkia Delvinë thirrje qytetarëve: Ja si të veproni

Bashkia e Delvinës ka lajmëruar qyterarët për ndryshimet e reja që do të hyjnë në nesër.

Njoftimi i plote i Bashkisë Delvinë.

????Të dashur qytetar!
Ju rikujtojme që nga nesër qarkullimi i lëvizjes në fashën orar 5.00 -13.00 në qytet do të bëhet vetëm me leje qarkullimi për vetëm një pjestar të familjes, për të plotësuar nevojat e familjes.
????????“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë, për të bërë blerjet e nevojshme.
????Aplikimi për lejen do të bëhet online në portalin e-albania ose me sms në numrin 55155
➡️ te e-albania, zgjidhet opsioni “leje për dalje”, orari për kur të duhet leja, si dhe zgjidhet personi që do të marrë lejen në familje.
➡️ sms në numrin 55155 duhet të përmbaje: Numrin e kartës së identitetit NID dhe orarin për kur të duhet leja.
Leja merret një ditë pas aplikimit!

⚠️Nuk lejohet ????????
????Asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që shkojnë në punë (këmbësorë) dhe kanë autorizime të mëparshme.
????Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë arsye.

#QëndroNëShtëpi????
#RespektoRregullat❗
#BashkëDoJaDalim ????????