Efektivi u qëllua me levë në kokë / Reagon Policia: Si ndodhi ngjarja e rëndë në Gjirokastër
Policia e Shtetit ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë në Girokastër ku u dhunua me mjete të forta efektivi Sokrat Muho.
Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.
Disa persona kanë qëlluar me levë në kokë punonjësin e policisë në momentin kur ishte jashtë orarit të shërbimit.
Njëri prej autorëve është identifikuar dhe është vënë në kërkim ndërsa po punohet për identifikimin e të tjerëve.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.