Dhunohet me sende të forta polici në Gjirokastër, shpallet në kërkim autori

Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i Kufirit në Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.  Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë