Kërkoi 8 mijë € për Hipotekën e një hoteli, GJKKO lë në qeli ish-drejtorin e Kadastrës së Sarandës
GJKKO lë në qeli punonjësin dhe ish-drejtorin e Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha.
Ai akuzohet se kërkoi 8 mijë € për të dhënë Hipotekën e një hoteli në Sarandë.
Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, u arrestua me akuzën e korrupsionit.