Mike Pompeo në Tiranë, e presin Alket Hyseni e Taulant Balla

Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ish drejtori i CIA-s ndodhet në Tiranë.

Edhe pse si Republikan, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ish deputeti i PS-së, Alket Hyseni e kanë pritur atë. Kjo është hera e parë që Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ish deputeti i PS-së, ndau fotot e mikëpritjes së ish zyrtarit të lartë të SHBA-së.

Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA” shkruan Hyseni në facebook ndërsa e shoqëron dhe me dy foto.