Saranda, destinacion për turistët nga Kosova
Një nga perlat e bregdetit shqiptar, Saranda po synon që të tërheq edhe më shumë turistë nga Kosova. Kryetari i bashkisë bashkë me disa operatorë turistikë po qëndrojnë në Kosovë ku edhe po shpalosin oferat që Saranda ka sivjet për pushuesit nga Kosova.
Saranda ofron gjithçka për një pushues, plazh të pastër dhe cilësor, akomodim si dhe një larmi vendesh për t’u vizituar. U premtua që edhe çmimet do të jenë korrekte krahas shërbimit që kërkohet.
Nga Kosova u kërkua që edhe gjatë sezonit të verës të ketë pako me oferta të përbashkëta. Shqipëria sivjet fillon sezonin turistik më herët se vitete të mëparshme.