Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari shtrohet në spital
Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.
Burime për TCH bëjnë me dije se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insuficcencë pulmonare.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe nevoja për ndihmë më të specializuar mjekësore për kompozitorin është e pranishme.
Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.
Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.