Sherr te gjimnazi Sarandës, adoleshentja hedh shoqen nga shkallët
Një sherr që duket se ka ndodhur mes dy gjimnazisteje në Sarandë ka marrë për keq: njera prej tyre, 18-vjeçarja E.M e ka shtyrë dhe hedhur nga shkallët me dashje, një maturante tjetër me iniciale R.B, 19 vjeçe.
Nuk dihet arsyeja e përplasjes midis tyre, por situatën e kanë marrë në dorë hetuesit e krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cila ia përcollën çështjen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetases E. M, 18 vjeçe, banuese në Sarandë.