Përmirësim i fluksit turistik në Sarandë, Rama publikon pamjet nga Qendrën Multifunksionale e Mirëseardhjes: Pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

Kanë vijuar intensivisht punimet për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes në qytetin e Sarandës, një projekt i cili synon të përmirësojë ndjeshëm mikpritjen dhe qarkullimin e mijëra turistëve që vizitojnë zonën gjatë gjithë vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndërtese multifunksionale me tre kate. Rama shpjegoi se qendra do të jetë pika e parë e kontaktit për vizitorët dhe do të shërbejë si një qendër e rëndësishme shërbimi.

“Kantieri i punimeve për Qendrën e Mirëseardhjes në Sarandë, një ndërtesë multifunksionale me tre kate, e cila do të jetë pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë, me hapësira për parkim, aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative, si panaire, ekspozita etj,” shkroi Rama.

Godinë me mbi 3,700 m² dhe infrastrukturë e plotë parkimi

Qendra e Mirëseardhjes është projektuar për të menaxhuar fluksin e madh të mjeteve, veçanërisht numrin e lartë të autobusëve dhe autoveturave gjatë muajve të verës. Godina me 3 kate ka një sipërfaqe prej 3,700 m² për çdo kat dhe do të përfshijë:

  • Hapësira për parkim autoveturash.
  • Zona të dedikuara për autobusë, taksi dhe mjete elektrike.
  • Hapësira për motorë dhe biçikleta.
  • Zyra shërbimi për vizitorët.

Përveç funksionit pritës dhe lehtësues të qarkullimit, qendra do të shërbejë si një hapësirë dinamike për aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative, si panaire dhe ekspozita. Projekti shihet si një investim thelbësor në infrastrukturën turistike të qytetit bregdetar.