Zhupa i reagon AADF-së: 5 mln dollarët si “bamirësi” për Butrintin janë vetëm paratë për të ndërtuar strukturat për përfitimet ekonomike
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratës për shtyp të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan (AADF) mbi menaxhimin e integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Zhupa thotë se 5 mln dollarët që do investojë AADF-ja nuk janë veçse paratë fillestare që i duhen fondacionit për të ndërtuar struktura si qendër vizitorësh që do përdoren më pas për përfitime ekonomike.
“5 milion dollar që propagandohen si “bamirësi” për Butrintin nga fondacioni nuk janë gjë tjetër veçse paratë fillestare që i duhen vetë fondacionit për të ndërtuar struktura si qendër vizitorësh, bare, restorante që me pas do i përdor për përfitime ekonomike dhe në kurriz të trashëgimnisë kulturore!”-shkruan Zhupa.
Më pas deputetja e PD-së thotë se në marrëveshje e përcaktojnë vetë se në total duhet një investim 7.5 mln dollarë për konservimin e sajtit dhe për ndërtimin e strukturave për vizitorët e stafin.
“Lexojeni e pranojnë vetë:
Ne marrëveshje tregohet qe: Nevojitet një investim total kapital prej 7.5 milionë USD, ku 39% e të cilit do të shpenzohet për konservimin e sajtit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin!
Pra 2.9 milion dollar i duhen sitit edhe sipas vete marrësve të koncesionit për konservimin e tij. 4.6 milion dollar duhen për ndërtimet e reja nga te cilat do shkaterrohet parku por do pasurohet privati! Pra privati nuk dhuron asgjë, thjesht fut shumen e investimit ne një biznes te ri shume fitimprurës për veten e tyre.
Aktualisht Butrinti ka ne arkën e tij 2 milion dollar, qe jane mjaftueshem per te bere konservimin e sitit dhe plus te paktën 1.5 milion dollar qe janë minimumi nga te ardhurat e pritshme deri ne fund 2022 edhe pa ndryshuar çmimet e biletave siç parashikon fondacioni!”-shkruan Zhupa.